EMRI/ Fier, prangoset drejtori hajdut i bankës, ishte dënuar me 12 vjet...

EMRI/ Fier, prangoset drejtori hajdut i bankës, ishte dënuar me 12 vjet burg

91
0
Shares

Policia e Fierit ka mundur të arrestojë nëndrejtorin e një banke në Fier, i cili është dënuar një vit më parë me 12 vite burg për vjedhjen e bankës dhe arkës së kursimit, me anë të falsifikimit të dokumenteve.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan personi e shpallur në kërkim, Gjergji Xhaho, 47 vjeç, banues në lagjen “Kastriot”, Fier.
Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02. 11. 2015, e ka dënuar këtë person me 12 vjet burg për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” parashikuar nga Neni 136/2 i Kodit Penal.
Ky person duke qenë Nëndrejtor i Bankës “Alfa”, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash duke falsifikuar dokumentet.
Nga hetimet ka rezultuar se Gjergji Xhaho, duke qenë në detyrat e oficerit të kredisë dhe nëndrejtorit të një filiali të një banke në Fier, e ka vjedhur atë në mënyrë të vazhdueshme përgjatë viteve 2005 – 2010, duke i shkaktuar një dëm të përllogaritur në shumën e 1.300.000 (një milion e treqind mijë) eurove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY