Dështimi me negociatat/Braçe “nxehet” me Macron: I bëjmë ne punët tuaja, madje...

Dështimi me negociatat/Braçe “nxehet” me Macron: I bëjmë ne punët tuaja, madje duke u keqpaguar

94
0
Shares

Zv.Kryeministri Erion Braçe i është hakërrerë presidentit Macron, duke ndjekur te njejten linjë si kryeministri Edi Rama i cili ia la fajet për dështimin e negociatave, Europës.

Braçe i kërkon Macron që të hedhë sytë nga tregu i punës në Francë, ku janë shqiptarët që bëjnë punët e francezëve, madje, sipas zv.kryeministrit, edhe duke u keqpaguar dhe diskriminuar.

“Duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg; i bëjmë ne punët tuaja, madje më të rënat, madje duke u keqpaguar e diskriminuar! Të paktën t’i njihni shqiptarët si punëtorë”, shkruan Braçe.

Erjon Braçe falenderon edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila, sipas tij, “e njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës”.

Reagimi i plotë

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,

zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,

aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,

ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,

zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian! Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,

zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!

Ju jemi mirënjohës pa fund!

Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi

qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,

nuk na njeh hiç;

duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,

por oferte në atë treg;

I BEJME NE PUNET TUAJA,

MADJE ME TE RENDAT,

MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY