Sot dita e Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike

Sot dita e Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike

73
0
Shares

Sot është dita e Lumturimit të 38 martirëve të kësaj kishe, të cilët janë arrestuar, burgosur, torturuar dhe ekzekutuar nga regjimi komunist mes viteve 1944 dhe 1969.
Devotshmëria e tyre ndaj fesë dhe besnikëria ndaj Vatikanit shihej si një rrezik për regjimin. Në vitin 2010 kisha shqiptare i dorëzoi Vatikanit një listë me emrat e 40 martirëve të cilët kishin vdekur si pasojë e urrejtjes ndaj fesë. Dy nga emrat në listë u hoqën në një proces të veçantë pasi kishin duruar jetë para epokës komuniste.
Në muajin prill të këtij viti Papa Francesku firmosi dekretin për Lumturimin e martirëve shqiptarë, duke i vendosur ato përkrah figurave më të rëndësishme të katolicizmit në botë. Në muajin prill të këtij viti Papa Francesku firmosi dekretin për Lumturimin e martirëve shqiptarë, duke i vendosur ato përkrah figurave më të rëndësishme të katolicizmit në botë. Ceremonia e shenjtë do të zhvillohet në sheshin e Katedrales së Shën Shtjefnit dhe do te udhëhiqet nga kardinali për Çështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Angelo Amato. Kjo ngjarje historike do të mbledhë në qytetin e Shkodrës autoritete të larta të Vatikanit, mes të cilëve dhe 5 Kardinalë, autoritete shtetërore dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend.
Mesha solemne të ndiqet nga mbi 10 mijë pelegrinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY