Këshilli i Europës finalizoi vendimin duke i dhënë përfundimisht JO Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut persa i perket hapjes së negociatave.
Akademiku Artan Fuga u është bashkuar reagimeve të shumta, duke perdorur dhe ironinë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Fuga ironizon situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, ndërsa në këtë linjë parashtron problemet. “Mirë Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee!”, shkruan mes ironisë Fuga.
“Mirë Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee! Ne nuk kemi gjykatë kushtetuese! – Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht ca deputetë që na vunë 99 kushte!
Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! – Fajin e ka nobelisti Handke.
Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet! Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi !Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! – Fajin e ka Makroni!
Këshillat bashkiake i kemi moniste! – Zoti Trump që konsiderohej armik i Shqiptarëve e kishte fajin! Na kapin tonelata me kanabis në kufi! – E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!
Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga presidenti! – Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias që nuk shprehen qartë!
Po për PPP që bëjnë kërdinë ! Për ato i ka fajet akademia suedeze e shkencave! Ata pisa me shije të keqe artistike! Po për përgjimet te Bild! Për ato e kishte fajin Elez Biberaj”,-shkruan Fuga.
K.B/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/