Në këto pamje nga burime të policisë së Tiranës, duket qartësisht vjedhja e ndodhur nga një i ri rreth 20-25 vjeç, me datën 31 tetor në orën 19 e 46 minuta.
E gjithë ngjarja zhvillohet në 35 sekonda, ku në dyqan ndodhet shitësja, dy klientë që po blejnë dhe hajduti.
Sipas pamjeve të siguruar nga TVKlan.al, i kthyer me shpinë nga tre personat, por duke kontrolluar veprimet e tyre nëpërmjet pasqyrës, hajduti ka shfrytëzuar shpërqendrimin e shitëses, e cila po i tregonte klientes me pallto të kuqe, disa lloje syzesh, dhe ka arritur t’i marr portofolin në tryezën e punës.
Duke qëndruar qetësisht përballë tyre, autori e ka fshehur portofolin poshtë rrobave në fundshpinë.
Sipas dëshmisë në vendngjarje në portofol ndodheshin një sasi parash dhe të gjitha dokumentet e identifikimit të shitëses.
Vjedhja pak ditë më parë, në një dyqan që shet syze optike në zonën e ish-Bllokut, ka vënë në vështirësi shërbimet e komisariatit numër 2 të policisë së kryeqytetit.
Pavarësisht se nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë dallohet qartësisht autori, policia nuk ka arritur të bëj të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.
Forcat e komisariatit numër 2 të policisë duke u nisur nga këto pamje të publikuara kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit, i cili dyshohet të ketë kryer dhe disa vjedhje të tjera në zonë.
Për çdo informacion të vlefshëm qytetarët mund të telefonojnë në numrin 112 të policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/