Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se V. Ç., është denoncuar nga vajza e tij 17-vjeçe se e ka abuzuar seksualisht.
Por historia është edhe më e dhimbshme se kaq sepse 17-vjeçarja nga Vlora ishte përdhunuar nga i ati, pak muaj më parë, ndërsa fryt i këtij përdhunimi dyshohet se ishte edhe foshnja që ajo mbante në bark.
Një ditë me parë, në policinë e Vorës është paraqitur bashkë me të ëmën e mitura me inicialet Xh. Ç.
Nën shoqërinë e tezes dhe me ndihmën e nënës ajo ka vendosur të denoncojë të atin monstër në polici.
Sipas denoncimit të bërë, vajza ka thënë se disa muaj më parë babai e ka dhunuar seksualisht.
Në një prononcim për TV “News 24”, nëna e vajzës tregon për shtatzëninë dhe peripecitë e të bijës deri në abortim por edhe problemet që ka shfaqur më vonë.
“Kohët e fundit vajza nuk po ndihej mire, bëri testin, rezultoi shtatzënë. Ne e çuam në spital por fetusi ishte me deformime dhe mjekët vendosën që vajza ta abortojë fëmijën. Pas abortit vajza ka paraqitur probleme shëndetësore”, tha ajo.
Fetusi i abortuar pritet t’i nënshtrohet ADN-së, për të zbuluar atësinë, ndërkohë që mësohet se 17-vjeçarja vijon të qëndrojë në maternitetin e Vlorës në kushte të rënda psikologjike.
Pas denoncimit, policia e Vlorës ka shpallur në kërkim V. Ç., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale disa muaj më parë me vajzën e tij Xh. Ç., 17 vjeçe. V. Ç., akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”. Materialet janë dërguar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/