“Nuk ka negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë”,Merkel thotë fjalën e fundit: Do...

“Nuk ka negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë”,Merkel thotë fjalën e fundit: Do të diskutohet në 2020

82
0
Shares

Çështja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kjo është deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel e cila ka dhënë dhe përgjigjen e fundit dhe shuajti shpresat e shqiptarve, duke qene se dhe qeveria shqiptare priste nga ajo.

Ky ishte verdikti final në përfundim të diskutimeve për dy vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e vendeve të BE.

“Dëshpëruese që negociatat mos hapen për të dyja vendet. Kemi punuar në favor të hapjes së negociatave, por tre vende Franca, Holanda dhe Danimarka janë kundër. Do t’i rikthehemi përsëri çështjes së negociatave në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë kancelarja Merkel.

Ajo shtoi: Unë fola me Zaev, por e mbështes në një pikë Macron sa i përket procesit ë zgjerimit që duhet reformuar. Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë ne vërtetë dëshirojmë që të ndodhë hapja e negociatave. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, por edhe Shqipëria ka bërë progres, por nuk na ka bërë ende që të marrim një vendim unanim, ka pasur ndasi sa i përket një vendimi të përbashkët.

E pyetur sërish për negociatat dhe nëse pati një votim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kancelarja Merkel tha se kjo çështje nuk është hedhur në votim.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY