MESAZHI KËRCËNUES/ La nusen për virgjërinë, familjarët e ish-gruas: Dole në TV,...

MESAZHI KËRCËNUES/ La nusen për virgjërinë, familjarët e ish-gruas: Dole në TV, do të ndajmë në 14 copa

62
0
Shares

Një ditë më parë, Avni Allmeta nga Burreli me historinë e martesës së tij tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut, kur tha se ndjehej i kërcënuar nga familja e ish-bashkëshortes, të cilën e kishte kthyer pasi nuk e gjeti të virgjër, por 24 orë nga ky rrëfim në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, 36-vjeçari ndjehet më shumë i kërcënuar dhe kërkon ndihmën e policisë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka shkuar sot në banesën ku jeton me prindërit dhe hallën burrneshë në periferi të Durrësit, në gjendje ekonomike të vështirë dhe  ka biseduar me vetë Avniun dhe të atin.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, 82-vjeçari Sami Allmeta tregon se ka marrë një telefonatë nga vëllai i ish-bashkëshortes së djalit, i cili i ka thënë se i kishin një gjak borxh.
“Jemi në gjak, djalin që ka dalë në TV do ta vras, do ta bëj 14 copa”, tha i moshuari, ndërsa shtoi se ka lajmëruar djalin për gjithçka.
I pyetur në lidhje me marrëdhënien që djali kishte me ish-nusen, Samiu thotë…
“Mua mu duk se shkonin mirë, ne e mbanim nusen shumë afër. Gjatë 3 muajve e kisha pyetur nëse djali ushtronte dhunë dhe gjithmonë më thoshte që shkonim mirë”, tha ai.
Në bazë të thënieve të djalit për mungesën e virgjërisë, Samiu thotë se, duhet ta kishte nxjerrë jashtë shtëpisë më herët.
Avni Allmeta u kthye sot në mëngjes në banesën e tij në Durrës, pasi  mbrëmë pas rrëfimit në TV kishte fjetur te motra në Tiranë. Po sot ai u përball me kërcënimin e ri që kish mbërritur në telefonin e të atit
Avniu është njëri nga djemtë e familjes Allmeta me 7 fëmijë, të cilët kanë lëvizur 10 vite më parë nga Klosi për një jetë më të mirë në Durrës. Për momentin është i papunë, dhe deklaron sërish se nëse ish-gruaja do t’i kërkojë falje për mungesën e ndershmërisë, është i gatshëm të kthehet me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY