Shpresa ende për kualifikimin në Europian, Shqipëria mund të përfitojë nga dënimi...

Shpresa ende për kualifikimin në Europian, Shqipëria mund të përfitojë nga dënimi i Turqisë

145
0
Shares

Turqit gjenden në barazim pikësh se bashku me Francën dhe tashmë synojnë vendin e parë në grup, megjithatë presin njëkohësisht edhe një dënim nga UEFA.

Shkak u bë përshëndetja ushtarake që lojtarët e kësaj skuadre kryen në ndeshjen kualifikuese me kombëtaren shqiptare pas golit të Tosun, gjest që e përsëritën edhe në Stade de France në sfidën me Francën e Didier Deschamps sfidë kjo e mbyllur në barazimin 1-1.

Ky festim, ka krijuar polemika të shumta dhe vetë UEFA ka nisur një hetim pasi konsiderohet festim politik, gjë e cila ndalohet me rregullore.

Nëse Turqia dënohet, kjo padyshim do të jetë shenjë e mirë për Shqipërinë. Nëse UEFA e denon me heqje pikësh, Shqiperia ka shansin ta kalojë me pikë Turqinë dhe të sigurojë një biletë për në Europian.

Për këtë ka folur edhe kreu i zyrës së shtypit në Uefa, Filip Tounsend, i cili është shprehur se një veprim i tillë ndalohet nga rregullorja: “Personalisht nuk e kam parë atë gjest, i cili sidoqoftë mund të duket si një provokim. A e ndalon rregullorja këtë për referencat politike dhe fetare? Sigurisht që po, mund t’iu garantoj se do ta shqyrtojmë këtë situatë. Do të filloj ta kontrolloj.”, u shpreh Tounsend.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY