FOTO/ Lumturohen 38 Martirë të klerit katolik

FOTO/ Lumturohen 38 Martirë të klerit katolik

72
0
Shares

38 Martirë të klerit katolik, të pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945 – 1974 për shkak të besimit në fe, u Lumturuan sot nga Vatikani, në një meshë të organizuar  në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, një qytet me tradita ne kulture ne verilindje te vendit.
Kjo ngjarje, e konsideruar më e rëndësishmja pas vizitës së Papa Françeskut dhe Shenjtërimit të Nënë Terezës, mblodhi  disa mijëra besimtarë  dhe qytetare nga  Shqipëria , Kosova, Mali i Zi, dhe vende të tjera.  Në Meshë ishin të pranishëm autoritete të larta të Vatikanit, klerikë nga vende të ndryshme të botës  dhe drejtues të komuniteteve fetare në vend.
Arqipeshkvi Massafra i shprehu mirënjohjen Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut për dhuratën që i fali tokës Shqiptare duke pranuar t’i numërojë ndër të Lumet edhe Shërbëtorët e Hyjit Ipeshkvin Vinçenc dhe Shokët e tij, Martirë”.
Dekreti për Lumturimin e 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare, u firmos në muajin prill nga Papa Françesku, një veprim që i vendos ata përkrah figurave më të shquara të katoliçizmit botëror.
Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.  Lumturimit të 38 Martirëve të fesë katolike, i parapriu miratimi dy ditë më parë nga parlamenti shqiptar i një rezolute që dënonte krimet e komunizmit ndaj klerit. Kjo ngjarje  ka tërhequr vëmendjen e opinionit jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe ne rajon e me gjerë.
letra apostolike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY