Negociatat/Kryeministri hollandez ngre shqetësimin: Shqipëria ka probleme me ndarjen e pushteteve

Negociatat/Kryeministri hollandez ngre shqetësimin: Shqipëria ka probleme me ndarjen e pushteteve

181
0
Shares

Këshilli i Evropës do japë sot veridiktin final për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe  për Maqedoninë e Veriut. Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Holandës, e cila ka shfaqur skepticizëm për këtë proces, sidomos ndaj vendit tonë.

Për “Politico”, Kryeministri holandez, Mark Rutte theksoi se të gjithë i kanë parasysh përpjekjet dhe arritjet që ka bërë deri tani Shqipëria, por shtoi se kjo nuk mjafton për një përgjigje pozitive ndaj negociatave. Kështu pas Francës, edhe Holanda duket se rikonfirmoi qartë qëndrimin e saj të ftohtë ndaj Shqipërisë, duke i mbyllur derën kështu mundësive për nisjen e bisedimeve me BE.

Të gjithë i kemi të qarta përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka bërë shumë punë, por ka ende për të bërë. Shqipëria ka një rrugë pak më të gjatë për të bërë. Gjithsesi ajo ka bërë shumë progres”-tha mes tjerash, kryeministri i Holandës për “Politico.eu”, duke shtuar se duhen reforma të thella në përmirësimin dhe zbatueshmërinë e ligjit.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY