EMRAT & FOTO/ Ndëshkohen oficerët që zbuluan magazinën e drogës në Rrëshen

EMRAT & FOTO/ Ndëshkohen oficerët që zbuluan magazinën e drogës në Rrëshen

105
0
Shares

Agron Qullhaj

Dy agjentët kryesorë të policisë që gjurmuan dhe bënë të mundur kapjen e drogës, janë ndëshkuar, janë transferuar. Ilir Sula, shefi i sektorit të krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe Agron Qullhaj, shefi i anti-drogës në Lezhë, në vend se të shpërbleheshin e të promovoheshin në detyrë nga Edi Rama, janë degdisur në role periferike, pa asnjë motiv.
Denoncimin e bënë kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj
Sipas tij, me Edi Ramën, trafikantët dhe baronët e drogës kanë mbrojtje deri në fund.
“Këtë rrugë ai e shtroi edhe më parë, duke dërguar në krye të Policisë së Lezhës, një ushtar të konfirmuar të Shullazit, një njeri të kontestuar publikisht, të përfshirë në ngjarje kriminale, siç është Ermal Muça”, shprehet midis të tjerave Alibeaj.

Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Alibeaj


enkelejd alibeaj, 5 nentorMe Edi Ramën, trafikantët dhe baronët e drogës kanë mbrojtje deri në fund.
Ngjarje tronditëse, që dëshmojnë rreshtimin e Ramës në krah të biznesit të kanabisit kanë ndodhur pas aksionit të fundit të kapjes së sasive të mëdha me hashash në Rrëshen.
Të dy agjentët kryesorë të policisë që gjurmuan dhe bënë të mundur kapjen e drogës, janë ndëshkuar, janë transferuar.
Ilir Sula, shefi i sektorit të krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe Agron Qullhaj, shefi i anti-drogës në Lezhë, në vend se të shpërbleheshin e të promovoheshin në detyrë nga Edi Rama, janë degdisur në role periferike, pa asnjë motiv.
Edi Rama edhe një herë qëndroi në anën e trafikantëve, dhe kundër oficerëve, burrave e grave me integritet që luftojnë drogën.
Këtë rrugë ai e shtroi edhe më parë, duke dërguar në krye të Policisë së Lezhës, një ushtar të konfirmuar të Shullazit, një njeri të kontestuar publikisht, të përfshirë në ngjarje kriminale, siç është Ermal Muca.
Droga, kanabizimi i vendit, lidhja e trafikantëve me qeverinë, janë një shqetësim kombëtar, i shprehur nga qytetarët, nga përfaqësuesit me në zë të opinionit publik, nga partnerët ndërkombëtar.
Shqiptarët, në shumicë dërrmuese kundër kësaj të keqeje, nuk mund të lejojnë që droga e trafikantët të mbrohen, të ruhen, të rriten nga kryeministri i vendit.
Është koha për ti treguar vendin atyre, e për ti dhënë Shqipërisë, zhvillim e punë të ndershme, rend e siguri.


agron qullhaj1
Agron Qullhaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY