Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zyrtari i lartë amerikan: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

17/10/2019
Zyrtari i lartë amerikan: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Ballkanit në DASH David Kostelancik tha sot se Shqipëria dhe Maqedonia e veriut meritojnë që të hedhin hapa përpara në proceset integruese, ndërsa mbajti një fjalë në një forum për sigurinë në Beograd.

Kostelancik tha se dy shtetet kanë hedhur themele të mira për të ndërtuar vende të respektimit të ligjeve. Ai tha se bie dakord me vlerësimin që ka dhënë Komisioni Europian.

“Bie dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian. Dy shtetet kanë ndërmarrë reforma të mira dhe të domosdoshme për forcim të shtetit të së drejtës. Vendet kanë bërë progres dhe reforma domethënëse. Marrëveshja e Prespës është një shembull shumë i mirë”, tha Kostelancik.

“SHBA mbështet fort procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne biem plotësisht dakord me vlerësimin e Komisionit Europian se të dy vendet kanë bërë progres në reforma domethënëse. Marrëveshja e Prespës është një shembull shumë i mirë”, deklaroi Drejtori i Ballkanit në Departamentin e Shtetit.


Në vijim ai tha se këto vende kanë hedhur themele solide për të vazhduar reformat e tyre për hapjen e kapitujve kryesore. “Pa marrë parasysh vendimin që do merret këtë javë ne do të vazhdojmë të nxisim Shkupin dhe Tiranën që të ecin përpara me reformat që forcojnë shtetin e së drejtës, për të luftuar korrupsionin dhe çimentojnë qeverisjen demokratike. Do të konkludoja duke thënë se këto kanë qenë hapa vërtetë kurajoze që janë ndërmarrë nga të dy vendet, veçanërisht nga Maqedonia e Veriut. Ne shpresojmë që Bashkimi Europian do të bëjë një lëvizje drejt këtyre vendeve ashtu siç kanë bërë ato duke ecur drejt Bashkimit Europian”, tha ai.

David Kostelancik ka folur për Shqipërinë duke nënvizuar një sërë çështjesh që sipas tij, kërcënojnë progresin e vendit.

“Shkurtimisht mbi Shqipërinë. Ka një sërë çështjesh atje. Ne jemi zhgënjyer nga rruga pa krye që kërcënon të pengojë progresin e Shqipërisë. Ne i kemi inkurajuar të gjitha palët atje që të angazhohen. Ne mendojmë se për opozitën që ka lënë parlamentin, një vend në tavoline ekziston për ata dhe unë së fundmi kam vizituar Shqipërinë dhe në diskutimet me liderët i kemi inkurajuar ata që ta marrin këtë vend dhe të negociojnë në mirëbesim për t’u përpjekur që të bëjnë progres.

Tags: David Kostelancik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DOKUMENTE/ Kompania e themeluar nga Ilir Beqaj në dy vjet pesëfishoi fitimin

Kushtetuesja lë në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Beqajn

28/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Del nga rruga makina në Salari, mbetet pa jetë 50 vjeçari

28/01/2026
DOKUMENTE/ Kompania e themeluar nga Ilir Beqaj në dy vjet pesëfishoi fitimin

Kushtetuesja lë në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Beqajn

28/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.