Opozita parlamentare bëhet e zhurmshme, Gjoni i merr mikrofonin Shalsit, foltoren e...

Opozita parlamentare bëhet e zhurmshme, Gjoni i merr mikrofonin Shalsit, foltoren e rrethojnë truprojat

114
0
Shares

Edhe pse ka disa muaj që “opozita parlamentare” fle gjumë, këtë herë ka patur një moment përplasje mes deputetëve, e cila ka tërhequr dhe vemendjen.

Perplasja ka ndodhur mes Ralf Gjonit dhe zv.kryeministrit Erion Braçe. Tema e diskutimeve te sotme ne parlament, ishte buxheti i shtetit.

Çfarë të kam vjedhur unë ty, ç’a të kam vjedhur unë ty?!”– ka qene nje nder replikat e Braçes teksa fliste.

Pasi zv/kryeministri mbaroi u largua nga foltorja dhe fjalën e mori ministri Eduart Shalsi. Gjoni kërkoi të drejtën e replikës dhe nuk iu dha.

Duke qenë se kjo gjë iu refuzua, Gjoni vrapoi për në foltoren e Kuvendit dhe mori mikrofonin, duke dashur t’i përgjigjet Braçes. Në këtë moment, mikrofoni u mbyll dhe Ralf Gjoni nuk u dëgjua se ccfarë tha.

Truprojat rrethuan foltoren, ndërsa Shalsi qëndronte në këmbë duke qeshur. Më pas kryesuesja e seancës Vasilika Hysi vendosi pushim për disa minuta.

K.B/Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY