“Nuk ka lekë për pensionistët por Rama jep 20 milionë për klientët...

“Nuk ka lekë për pensionistët por Rama jep 20 milionë për klientët e tij”, PD zbardh detaje nga programi i saj: Rroga minimale 400 euro

79
0
Shares

Partia Demokratike ka vënë theksin tek ekonomia e vendit, ku akuzon kryeministrin Edi Rama per shifrat alarmante që vijnë nga raportet e fundit.

Nga selia blu, ish-deputetja Oriola Pampuri shprehet se sipas Bankës se Shqipêrisë 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista. 1 në 3 familje janë në pamundësi për të siguruar ushqim dhe veshje.

Por nga ana tjetër, sipas saj,  Rama jep rreth 20 milionë euro në vit vetëm inceneratorëve të tij korruptivë, por ka asnjë lek për pensionistët në fundviti.

Sipas Pampurit, vetëm me programin e PD, në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Varfërisë qeveria e Edi Ramës shfaqet si armikja kryesore e të varfërve dhe e të pamundurve. Megjithëse erdhi në pushtet si politikani që do të luftonte varfërinë, duke luftuar padrejtësitë, Edi Rama është faktuar në si persekutori më i pashpirt i dhjetëra mijëra shqiptarëve që nuk mbyllin dot muajin, i dhjetëra mijëra të tjerëve të papunë, të hequr me të padrejtë nga lista e ndihmës ekonomike.

Varfëria dhe mungesa e shpresës tek shumica e shqiptarëve për të jetuar më mirë janë dy treguesit me të cilët identifikohet qeverisja e Edi Ramës, i cili ka zgjedhur të vjedhë me një grusht oligarkësh, në vend që të luftojë varfërinë dhe t’u sigurojë shqiptarëve mirëqenie.

Qeveria e Edi Ramës lajmëroi dje se buxheti i shtetit nuk ka para për të shpërblyer pensionistët në fund të vitit, por, nga ana tjetër, ai i jep rreth 20 milionë euro në vit vetëm inceneratorëve të tij korruptivë. Këto para do të ishin të mjaftueshme për të siguruar një shpërblim të denjë për moshën e tretë, që ka sakrifkuar më shumë se kushdo tjetër për shoqërinë tonë.

Me qeverinë e Edi Ramës, fatkeqësisht, varfëria jo vetëm nuk është luftuar, por është rritur në mënyrë dramatike. Me një të rënë të lapsit, ai ka hequr nga listat ndihmës ekonomike rreth 50 mijë familje dhe ka reduktuar ndjeshëm fondin e ndihmës ekonomike.

Shqipëria e Edi Ramës është Poema e Mjerimit.

• Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista.
• 1 në 3 familje janë në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë për ushqim dhe veshje.

Shkaku i vetëm për këtë gjendje të mjeruar, për rritjen e kostos së jetësës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune, është pasurimi i Edi Ramës dhe i një grushti oligarkësh rreth tij.

Që Shqipëria të dalë nga mjerimi migjenian ku e zhytur Edi Rama i duhet një qeveri e ndershme, e cila nuk punon për klientët e kryeministrit, por për mirqenien e qytetarëve të saj.

Partia Demokratike është e gatshme ta kryejë këtë mision. Me programin tonë, në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj.

Ne kemi njerëzit më të mirë për ta realizuar këtë program dhe vullnetin politik për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY