“Balla e di mirë pse nuk hapen negociatat”, Këlliçi: Shiti Ramën në...

“Balla e di mirë pse nuk hapen negociatat”, Këlliçi: Shiti Ramën në Gjermani që të mos përmendej si i lidhur me krimin

116
0
Shares

PD vijon të shënjestrojë socialistët, të cilët sipas opozitës kanë përgjegjësi maksimale për mos hapjen e negociatave dhe për këtë vit.

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbuluar se si Taulant Balla gjatë vizitave të tij në Gjermani, ka shitur Edi Ramën në Bundestag, vetëm e vetëm që të mos përmendej si i lidhur me krimin.

Me një reagim në Facebook, Këlliçi i bën disa pyetje Ballës, në lidhje me lotimet dhe protestat kur PS-ja ishte në opozitës dhe dilte kundër liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ja çfarë shkruan demokrati:

Taulant Balla e di shumë mirë pse nuk hapen negociatat!

Sigurisht JO për faj te opozitës, POR për faj te Toyota Yaris, Mond Begos, Agron Xhafes, kokainës së Xibrakës, Saimir Tahirit, blerjes se votave ne Dibër e Durrës, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit dhe kryemashtruesit Erion Veliaj, i cili e ka kthyer Tiranen ne lavatriçen e parave te drogës e korrupsionit përmes betonit e kullave shumëkatëshe!

Një pyetje për Toyota Yarisin?

A ke shkuar ti Taulant duke shitur Ramën dhe shokët e tu kriminele në Bundestag vetëm që mos të përmendesh ti si i lidhur me krimin?

Vendet e BE kanë shërbimet e tyre sekrete qe i informojnë dhe nuk marrin vendime bazuar mbi ato që thua ti! Po të ishte ndryshe, me punën dhe lobimin që ke bërë ti dhe PS në opozitë, Shqipërisë nuk i hiqeshin kurrë vizat!

I mban mend Taulant Yaris kur i çonit letra udhëheqësve Europiane se po hoqët vizat, do të keni 1 milionë shqiptarë azilantë?! Dhe në fakt azili dhe emigrimi masiv i shqiptareve nisi me ju, sepse punuat vetëm për të vjedhur Shqipërinë!

Po kur do të anëtaresoheshim në NATO e mban mend?

E mban mend si protestonit kundër dhe bëtë gjithçka për të bllokuar këtë arritje?!

Po letrat dhe e-mailet nëpër kancelari të kryemashtruesit kronik Erion Veliaj për Griselden i mbani mend?!

Përrallat tuaja fatmirësisht NUK i beson më askush!

Që të hapim dyert e Europës, duhet menjëherë të largojmë politikanët e lidhur kokë e këmbë me krimin, duke nisur nga Edi Rama e ty me rradhë.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY