FOTO/”Nëse më do të pres në takim”, pas mesazhit të fundit në...

FOTO/”Nëse më do të pres në takim”, pas mesazhit të fundit në telefon i hiqet pasaporta Marsida Qatjas

185
0
Shares

Marsida Qatja, 31-vjeçarja nga Kavaja, vijon të jetë qendra e ngjarjeve të kronikës, pas vrasjes së bujshme në banesën e saj.

Tashmë ndaj saj është regjistruar procedim penal pas vrasjes dhe është kërkuar detyrim paraqitje, por gjykata ende nuk ka dhënë vendim për masën e sigurisë. Seanca pritet të mbahet sot.

Gjithashtu në Prokurori Qatjas i është kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen pasi është person që ka dijeni dhe mund të rrezikojë hetimet.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka patur informacione se Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, e për këtë arsye, i ka hequr pasaportën 31 vjecares.

Po ditën e sotme, Qatja publikoi një foto te nje mesazhi dashurie që kishte mbërritur në telefonin e saj, ndonëse ishte e paqartë se kush ia kishte dërguar.

‘Nëse mendon se më do, merr pasaportat dhe të pres në takim, po pres dhe letra nga ty, të më shkruash për të gjitha, për dashuri dhe për situatën, të vërteta.

Jeta pa ty do ishte e kotë. Unë të dua shumë dashuria ime. Le të gaboj në ndjenjën time, por ti je fryma ime,’ shkruhet në mesazhin e publikuar nga Marsida Qatja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY