FOTO/ Ledio, të lutem! Njihuni me bashkëshorten dhe vajzën e regjisorit të...

FOTO/ Ledio, të lutem! Njihuni me bashkëshorten dhe vajzën e regjisorit të “Zonës së lirë”

104
0
Shares

Ledio Topallin, shumica nga ne nuk e njeh si imazh, por zërin natyrisht askush nuk mund t’ia ngatërrojë. Ҫdo të premte, shprehja e famshme “Ledio, të lutem”, nga të gjithë të ftuarit është bërë familjare për të gjithë publikun që e ndjek prej vitesh “Zonën”, por edhe kumbimi “Ҫani…” nga regjia për porositë e radhës është po aq familjar.

Regjisori i programit së të premtes “Zonë e lirë”, edhe pse e ruan me shumë fanatizëm imazhin e vetes para publikut, në profilin e tij në Instagram ka edhe foto të familjes. Së fundi ai ua ka prezantuar miqve bashkëshorten dhe vajzën Joelja. Në një set fotosh në Galerinë e Arteve, vogëlushja ka pranë vetes edhe pikturën e saj të fundit, së cilës i është përshtatur edhe me veshjen lejla.

Regjisori i fshehtë i “Zonës së lirë” ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij të dashurisë 4 vjet më parë në një ceremoni private, me të ftuar nga rrethi i ngushtë familjar e shoqëror.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY