“Dua të falenderoj Presidentin Macron”, Berisha: Damkosi politikën e Çubrilloviçit që ndjek...

“Dua të falenderoj Presidentin Macron”, Berisha: Damkosi politikën e Çubrilloviçit që ndjek Edvin Mafia

101
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pas vendimit të Macron, për ti dhënë një “JO” Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Në një postim të gjatë, Berisha shkruan se Macron dje Damkosi politikën e Çubrolloviçit që Edvin Mafia ndjek në Shqipëri.

Një vit më parë, kushti specifik, përvec atyre të Bundestagut që vuri Franca dhe të gjitha vendet anëtare të BE, ishte ulja e numrit të azilkërkuesve. Sot, pas një viti, jo vetëm nuk është plotësuar asnjë kusht nga ato të Bundestagut, por përkundrazi, për shkak të përkeqësimit të gjendjes janë shtuar dy “de facto”, tre kushte të tjera, ndërsa numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Francë është rritur me 25%”,- përmend në reagimin e tij Berisha.

Më tej ai flet për plagën me te madhe të kombit tonë, që lidhet me largimin masiv të të rinjve dhe vdekjen graduale të së ardhmes.

Por unë dua të falenderoj Presidentin Emanuel Macron, i cili natyrisht, për shqetësime të vendit të tij, vuri gishtin në njerën nga plagët më të tmerrshme të shoqërisë së sotme shqiptare, largimin e mijëra e mijëra shqiptarëve dhe kërkesën e tyre për azil në vendin e tij, çka përbën një problem vërtet serioz për Francën, por që në të vërtetë përbën një fatkeqësi shumë herë më të madhe për Shqipërinë, përbën një hemoragji të tmerrshme shpërbërëse kombëtare, largimin masiv të rinisë dhe vdekjen graduale të së ardhmes së kombit tonë”,-shprehet ndër të tjera  Berisha.

Në fund Berisha shkruan për kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur Zografi Bis, i cili sipas tij lan duart si Pilati me politikën e vrasjes së shpresës, dëbimit të butë të shqiptarëve nga vendi i tyre duke deklaruar se nuk do ta bëjë “bunker”, Shqipërinë, duke aluduar kohën e etërve të tij mizorë.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY