Pollo bën krahasimin: Të dy socialistë janë, por të paktën Rama të...

Pollo bën krahasimin: Të dy socialistë janë, por të paktën Rama të kishte standardin e Zaevit

98
0
Shares

Ish-deputeti Genc Pollo i është bashkuar zërave të kritikëve të qeverisë, të cilët shprehen se fajin dhe përgjegjësinë për negociatat e ka kryeministri bashkë me qeverinë.

I ftuar në studion e Ditari në A2, Pollo u shpreh se pengesë është bërë një qeveri që ka zhbërë shtetin ligjor, ka çmontuar të drejtat e njeriut, ka kapur shtetin dhe është ndërthurur me krimin e organizuar.

Më tej, Pollo tha se edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kryeministra socialistë, ata kanë një ndryshim mes tyre.

Në Shkup dhe Tiranë ka kryeministra socialistë, por në Shkup personi në fjalë është njeri më i përgjegjshëm për pushtetin, ndërsa kryeministri ynë i ka të gjitha pushtetet, ka shumë më tepër sesa i jep Kushtetuta dhe megjithatë nuk e pranon dështimin dhe nuk i mendon fare përgjegjësitë politike të qeverisë së tij. Kemi një standard maqedonas që do të doja ta shikoja në Shqipëri. Sigurisht që Maqedonia ka probleme me korrupsionin, por tek ne ka korrupsion dhe lidhje të qeveritarëve të lartë me narkotrafikantët”, tha Genc Pollo.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY