Kontroll ndaj mjetit në Shkodër, policia zbulon lëvizjen e paligjshme që...

Kontroll ndaj mjetit në Shkodër, policia zbulon lëvizjen e paligjshme që do bënte çifti

123
0
Shares

Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Golemi” ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia njofton se gjatë kësaj të mërkure, janë vënë në prangat e policisë katër persona nga vendet e Lindjes së Mesme.

“Në kuadër të masave të marra për parandalimin e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia për në Shqipëri me destinacion vendet e BE-së, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informaconeve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Golemi”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i G. N., 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe dhe V. Y., 53 vjeçe, banuese në Shkodër”,-njofton policia.

Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, të dyshuarit u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., katër me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së dhe konkretisht Italinë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë , për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY