E rëndë në Ballsh, tenton të djegë me benzinë komshien, por i...

E rëndë në Ballsh, tenton të djegë me benzinë komshien, por i vë flakën vetes

89
0
Shares

Mos ia bëj të keqen të tjerëve se përfundon keq vetë. Kjo shprehje i shkon për shtat ngjarjes së fundit të ndodhur në  Ballsh, ndonëse  rrethanat janë padyshim alarmante dhe krejt ndryshe.

Burime nga policia sqarojnë se sot rreth orës 18:15,shtetësja P.T, 60 vjeçe, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T më pas ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.

Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY