Forca policie dynden që në mëngjes në Shkozë, rrethojnë banesat e banorëve

Forca policie dynden që në mëngjes në Shkozë, rrethojnë banesat e banorëve

121
0
Shares
Foto nga aksioni i djeshem

Që prej orëve të para të mëngjesit, forca policie kanë mbërritur në Shkozë dhe kanë rrethuar shtëpitë e banorëve.

Banesat që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Drejt Shkozës është nisur edhe ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi.

Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Shkozës, prej ditësh, teksa pritet prishja e ndërtesave.

Kjo pasi IKMT ka njoftuar për t’u shembur disa nga banesat në kuadër të projektit të Unazës Lindore të kryeqytetit.

Bumçi thotë se kjo qeveri nuk ka lidhje me Evropën. Kujtojmë se opozita ka qënë në mbështetje të banorëve prej ditës së djeshme e në vijim.

Kemi 3 shtëpi qe kanë legalizim dhe dy të tjerë nuk kanë. Legalizimin e bën shteti, po të prishi shtëpinë do të japë ose shtëpi ose lekë.

Banorët kërkojnë minimalen, të kenë mundësi të fusin kokën diku tjetër. Në asnjë vend të botës nuk nxirret qytetari në mes të 4 rrugëve

Kjo sjellje e kësaj qeverie çfarë lidhje ka me Evropën? Kjo është një kafshëri që ndodh ditën për diell”,-shprehet ish-deputeti.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY