Operacion i madh ne Bolonja dhe Vlore, 18 arrestime

Operacion i madh ne Bolonja dhe Vlore, 18 arrestime

233
0
Shares

Operacion i gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës nga Karabinierët e Bolonjës. Dyqind oficerë të antidrogës janë angazhuar të shkatërrojnë një organizatë kriminale, duke kryer 18 arrestime në provincat e Bolonjës, Rimini, Ferrara, Ravenna, Modena, Vercelli, Terni dhe Matera, por edhe në Spanjë, në Barcelonë por gjithashtu edhe në Shqipëri në qytetin e Vlorës.

Nga ky aksion i policisë italiane u sekuestruan mbi 130 kg drogë.

Hetimet, të zhvilluara nga autoritetet italiane, nxorën në dritë, aktivitetin kriminal të kësaj organizate ku ishin të përfshirë italianë, shqiptarë dhe afrikanë të veriut.

Trafikantët kryenin transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marihuanës dhe hashashit në aksin Spanjë-Itali, me destinacion final Bolonjën. Ndaj të arrestuarve përveç akuzës së “trafikut të drogës” rëndon edhe akuza e “armëmbajtjes pa leje” dhe “grabitjes me dhunë”.

Autoritetet italiane nuk kanë dhënë më tepër detaje për këtë operacion apo për identitetin e të arrestuarve./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY