VIDEO/ Shpikja më e re për kapjen e makinave gjatë ndjekjes nga...

VIDEO/ Shpikja më e re për kapjen e makinave gjatë ndjekjes nga policia

65
0
Shares

Duket si një pjesë e filmave të James Bond, por e ashtuquajtura “Grappler” është shpikja më e re që mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish të pafajshëm gjatë ndjekjeve të policisë me shpejtësi të madhe.
E krijuar nga Leonard Stock në Arizona, ajo lejon policët të lëshojnë një si tip rrjete nga pjesa e përparme e makinës së tyre, për të zënë në kurth rrotat e prapme të makinës që po ndjekin.
“Është fantastike”, thotë Lond Bartel, presidenti i shoqatës së policëve në Peoria.
“Kjo do të jetë një anvantazh i madh i policisë në kapjen e djemve të këqij dhe në këtë mënyrë mund të parandalohen aksidentet kur dy makinat janë në shpejtësi të madhe”. Stock thotë se i erdhi kjo ide kur shihte në televizor ndjekjet e policisë.
“Kam parë në shumë raste që shumë aksidente kanë ardhur nga këto ndjekje e njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën. U mendova gjatë dhe kjo besoj është një nga zgjidhjet më të mira. Kur u zgjova një ditë ky ishte mendimi më i mirë që më erdhi në kokë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY