Pazaret dhe tarifat e shërbimeve sek*uale, një 16 vjecare tregon skemën

Pazaret dhe tarifat e shërbimeve sek*uale, një 16 vjecare tregon skemën

165
0
Shares

Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon si organizohet prostitucioni në Korçë.

Një person i infiltruar i emisionit udhëtoi drejt Korçës ku kishte lënë takim me të ashtuquajturin Laci, i cili rezulton se është një tutor. Takimi me të u organizua në lagjen “1 Maji” pas Medresesë.

Sapo i infiltruari i emisionit “Stop” takohet me Lacin, ky i fundit e pyet nëse është polic.

Tutori 1: Ça bën?

Qytetari 1: Si jeni?

Qytetari 2: Ç’kemi byrazer?

Tutori 1: Ç’kemi? Si dukesh?

Qytetari 2: Hajt mo, mirë, mirë! Si ia kalon ti?

Qytetari 1: Si je ti?

Tutori 1: Mirë, mirë! Hë, fol e qesh!

Qytetari 1: Tani na gjeni nai goc, se kemi ardh gjithë atë rrugë.

Qytetari 2: Se më ka ardh nipçja nga Saranda.

Tutori 1: Po tashi, kush ta ka dhënë numrin ty?

Qytetari 2: Po ça ma kanë dhënë mua?! Shokët e mi, o burrë i dheut.

Tutori 1: Tashi të ndihmonim njëherë, tashi mos jeni gjë polici ore, se s’dihet, si është puna?!…

Qytetari 2: Po jo, jo ore, se s’jemi nga ata ne, ooouu…

Tutori 1: Se unë s’u njof dhe nuk po orientohem.

Qytetari 2: Po nuk jemi nga ata ne.

Tutori 1: Çfarë deshe ti?

Qytetari 1: Dua nai goc hë burrë, të kaloj nai dy orë, tre orë, për qejf tim dhe kaq hë burrë, është shumë e thjeshtë.

Pas takimit të shkurtër, ulen në lokal. Tutori Laci i ndërmjetëson takimin me tutorin tjetër, Marion, me të cilin bisedojnë për një takim tjetër me një vajzë.

Qytetari 1: Hej! Unë dua noi goc të njomë, noi kshu për qejfin tonë, të kalojmë bukur!

Tutori 1: Po ja t’i themi ktij çunit, se ky ka nja një 18-vjeçe, prit t’i them! Po hajde o, ktu!

Qytetari 1: Edhe më e vogël, po të jetë…

Tutori 1: Uuu si është ajo…!

Tutori 1: Marioooo, ore Mario, hajde o ktu, hajde mo ktu!

Tutori 1: Ja ky është si vllai tim, një shoku tem.

Tutori 2: Ça bëre?

Qytetari 1: Si ia kalon ti? Mirë?

Tutori 1: Ulu Mario!

Qytetari 2: Si ia kalon ti? Mirë? Hallet? Punët?

Tutori 2: Mirë, mirë!

Qytetari 2: Vetëm mos na gjej noi gjyshe, na gjej nai vajzë të re të njomë!

Tutori 2: Po re, të njomë kemi për momentin.

Qytetari 2: Po pra!

Tutori 1: Ça ke pirë, që i ke sy të kuq? Je…?

Tutori 2: Ju sot, ku rrini?

Qytetari 2: Ktu!

Qytetari 1: Ktu bre, jemi në Korçë!

Qytetari 2: Numrin e telefonit e ka ky dhe flasim!

Tutori 1: Me 203!

Qytetari 1: Dalim n’darkë!

Tutori 2: Nga ora? Sa është ora?

Tutori 1: Ja shikoje! Jepi numrin!

Tutori 2: Jo mo, se e kam numrin. Që ti bëjmë gjërat e pjekura, ora 1 e gjysëm, nga ora…,t’i kemi mbyll të tëra! Të vini ktu në shpin e ktij, ta gjeni në shtëpinë e ktij, nga ora 5. Në 5 aty takohemi!

Qytetari 1: Ne në 5 do vijmë!

Më pas, personi i infiltruar i emisionit “Stop” së bashku me dy tutorët Laci dhe Mario takohen në një lokal në Boboshticë me një vajzë 21-vjeçare që ushtron prostitucion. Me të bëjnë pazaret në këmbim të favore seksuale.

Prostituta i thotë se fillimisht e ka ushtruar profesionin jashtë Shqipërisë, ndërsa shprehet se tani punon për “pasion” pasi ka siguruar të ardhura të mjaftueshme. Lokali në Boboshticë, në katin e parë shërben për t’u organizuar takimet me prostitutat dhe në katin e dytë ka dhoma hoteli. Si për ironi të fatit, ky lokal quhet “Shën Maria”.

Qytetari: Si jeni?

Prostituta: Si jeni?

Qytetari: Mirë ti?

Prostituta: Ti sikur s’e di ti, sa vejmë ktu neve…

Qytetari: Ta dimë, se s’e dimë.

Prostituta: Është 50 mijë lekë, në dhomë të njëjtë paguajmë.

Qytetari: Për sa?

Prtostituta: Për një herë brenda 20 minutave!

Qytetari: Për një herë brenda 20 minutave?

Prostituta: Në qoftë se ti reziston, brenda 20 minutave…

Qytetari: Hë nuk rri 1 orë, ose 2 orë, ose kshu..?

Prostituta: Jo, ashtu, jo!

Qytetari: Hm…Sa vjeçe ishe ti? Sa vjeçe ishe ti? Më fal, që po të pyes!

Prostituta: 21!

Qytetari: Mos ma merr për ters, që po i thashë..!

Prostituta: Mos e vri mëndjen!

Qytetari: Të tjera gjëra?

Prostituta: Mos e vri hiç, unë një jam, vijnë s’vijnë unë një,njësoj i respektoj.

Prostituta: Të zë përshëmbull s’erdhi ky me mua dhe unë duhet t’i rri ktij tërë inat ose, ose s’e respektoj, ose…

Qytetari: Po ajo është me mirëkuptim.

Prostituta: Të them: nuk bëhet, të iki, të çohem nga tavolina, nuk…

Prostituta: Ashtu s’e vras mëndjen unë, kam punuar, i kam vënë gjërat time në vijë. Tashi jam për sport…(qesh)

Prostituta: Kam punuar po jo ktu, që t’i vëj gjërat në vijë. Punova jashtë ca kohë, i vura në vijë.

Qytetari: Po pse s’ikën prapë jashtë, apo?

Prostituta: Ujku qimen e ndërron, zakonin s’e harron.

Qytetari: Pse s’ikën prapë jashtë?

Prostituta: Sado të kesh, dua të punoj më shumë, sikur mos t’i kisha ato, që kam…

Qytetari (personi i infiltruar) bisedon me tutorët për “pazarin” me vajzat. Ata i tregojnë me fotografi një vajzë të mitur 16 vjeç që prostituon, për të cilën i premtojnë se do t’i mundësojnë takim. Tutorët thonë se pagesa është 50 mijë Lekë të vjetra, 15 mijë për hotelin dhe 35 mijë për vajzën.

Tutori 2: Ti, deri në sa e ke mëndjen o vlla?

Qytetari: Ore, po noi 2-orëshe, ore i jap 50 mijë lekë, ose më shumë, 70 mijë lekë, apo ku di gjë unë, po problemi është të rrijë dy orë, o vlla!

Tutori 1: Po, o vlla, po!

Tutori 2: Ja kjo është, që po themi neve!

Qytetari: Eh, pra kjo është e vogël, ia vlen!

Tutori 2: Kjo është e vogël!

Tutori 1: Epo kjo është, ktë tashi po kërkoj unë, që ta gjej!

Qytetari: Po pse nuk i shkuani?

Tutori 1: I kemi shkruajtur po s’është në linjë. I shkruajtëm qëparë dhe më shkruajti në orën 4, vajtëm në orën 4 kishte dalë, kishte lëvizur. Tha jam, vajti aty ku vajti…

Qytetari: Hajde vemi edhe njëherë hë burrë, mos e gjejmë!

Tutori 1: Vemi në shpi!

Tutori 1: Kjo është bre lalkë, kjo është!

Qytetari: E re mirë, në rregull!

Tutori 1: Kjo ktej!

Tutori 2: Është super p…

Tutori 1: Kjo është p….. e mirë lali, me gjokse, me syçka të bukura.., shumë p…

Qytetari: Sa merr ajo? 50 mijë lekë merr?

Tutori 2: Atë muhabetin bëje vet ti vlla! Shiko ç’syçka ka kjo?! Kjo është kukull!

Qytetari: Katin e dytë e ka vetëm hotel kshu?

Tutori 1: Hotel e ka!

Qytetari: E ka nanjë çikë të mirë brenda, apo?

Tutori 1: Të mirë e ka!

Tutori 2: Luks e ka, luks!

Qytetari: E ka luks?

Tutori 1: 15 mijë për një q…, ia merr ay ktyre…

Qytetari: Sa?

Tutori 1: 50 mijë i jep ti, 15 t’i merr ay vetë, që të çon lart (te dhoma)

Tutori 2: 35 merr femra!

Qytetari: 35 merr hë?

Tutori 2: 15 i do hoteli!

Tutori 1: Se ka ca brimka, që ia di unë..,kupton o vlla, që s’ka, ku të iki!

Qytetari: Vetëm të mbaroj!

Tutori 1: E ke parasysh ti, se mua, ka ndenjur me mua, rri ajo. Më kupton apo jo? Po ja unë e kam lëshuar atë pas geinave kshu, se ktu e mbanja në hotel vlla dhe e merrja unë, punoja kamarier unë ktu.

Qytetari: Ti s’merrje përqindje, apo jo?

Tutori 1: Po ç’i merrja asaj? Po unë merrja rrogën e kamarierllëkut, gjersa punonte ajo ktu. 10 orë nga mëngjesi deri në darkë, unë punoja kamarier shërbeja kamarierin, ajo…

Qytetari: Kishte punë?

Tutori 1: Ka o, ka punë ktu. Kur janë kto festat sidomos, festë e birrës, që kemi neve në Korçë.

Qytetari: Që vijnë kshu, si turistë…

Tutori 1: Lëshohen eh.., bravo…, full, full, full, s’kishte radhë…, i sharë me robt, zbrit e ngjitu njëra, zbrit e ngjitu…!

/tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY