PD: Edi Rama bojkotoi Lumturimin e 38 martirëve në Shkodër

PD: Edi Rama bojkotoi Lumturimin e 38 martirëve në Shkodër

69
0
Shares

Lumturimi i 38 martirëve, nga Papa Francesku, në një ceremoni të zhvilluar në Shkodër eshte një ngjarje unike për Europën dhe Botën. Për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e sotmja eshte një ditë reflektimi dhe ndjese për krimet cnjerëzore komuniste ndaj lirise dhe besimit ne Zot.

Por për Partinë Demokratike Edi Rama zgjodhi ta bojkotojë këtë ngjarje të përmasave boterore. “Jo vetem nuk denjoi te ishte i pranishem por urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend, Neës 24, ABC-Neës dhe Ora Neës. Duke bojkotuar këtë ngjarje kombëtare me përmasa botërore e historike, ku kryeministri nuk mund të mungojë për asnjë arsye, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit televiziv, Edi Rama i kujtoi cdokujt se kush është dhe kujt i përket”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Porn ë deklaratën e saj PD e ka vazhduar edhe më tej duke ripërmendur gjestin e Ramës në Parlament në momëntin që po flitej për martirët. “Edhe të enjten në Parlament në mënyrë demonstrative ktheu fundshpinen kur po votohej rezoluta e Partisë Demokratike për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit e kur po lexoheshin emrat e martirëve dhe vuajtjet e tyre. Me keto akte të ulëta Rama dëshmon përbuzjen dhe përcmimin për sakrificat sublime të klerit. Ne vend të frymes së pajtimit, paqes dhe bashkimit ai zgjedh si perherë, përcarjen, urrejtjen dhe konfliktin. Shqiptaret duhet të bashkohen për ti thënë JO, Edi Rames, të shkuarës së krimeve, të shkuarës së konfliktit. Ai nuk përfaqeson as të sotmen, aq më pak të nesërmen e Shqipërisë. Shqipëria ka nevoje për paqe, bashkim dhe harmoni. #Shqiperia më mirë pa Edi Ramen”, thuhet në deklaratën e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY