Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri Conte i kerkon qeverise te ofroje zgjidhje per krizen politike

15/10/2019
Kryeministri Conte i kerkon qeverise te ofroje zgjidhje per krizen politike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri italian Giuseppe Conten, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se Italia do të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë ndersa ka komentuar dhe krizën politike në të cilën gjendet Shqipëria. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që mazhoranca të propozojë një platformë për përfshirjen në dialog pa kushte me opozitën.

“Italia e mbështet celjen e negociatave. Ditën e premte do të mbështes këtë pozicion dhe do ta përqafoj me bindje dhe forcë. Celja e negociatave janë instrumetet më të mira për të garantuar zhvillimin si nga aspekti politik, ekonomik dhe sigurisë. Hyrja e Ballkanit në BE është një objektiv thelbësor në procesin e integrimit të këtij rajoni. Nuk është vetëm një kalim konkret por edhe fakti që ndodhem sot këtu, në një ditë të angazhuar për qeverinë italiane. Gjendem këtu pasi edhe në BE po diskutohet për këtë. Shqipërisë i kërkohet përmbushja e reformave. Janë mjaft inkurajuese dhe që kërkojnë edhe një mbështetje të gjerë. Populli është shprehur pro anëtarësimi dhe ndaj kjo përbën edhe një shtysë më tej që institucionet të ecin më tej dhe të mos zhgënjehen.

Nëse do të ketë shtyje do të ketë edhe një zbehje. Në këtë rrugëtim të qeverisë shqiptare në realizimin e reformave kryesisht të drejtësisë, që kanë të bëjnë edhe me sfida sikur ka të bëjë me funksionimin e institucioneve kryesore. Biseda jonë u ndaj edhe në një bashkëpunim më të fortë në luftën kundër krimit. Aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike, do të jetë një sinjal i pjekurisë së saj. Duke përfshirë përgjegjësinë që po dëshmon shumica. Shumica dhe opozita kanë të dyja interes që të zgjidhin këtë krizë vetë. Shumica ti propozojë opozitës një platformë për një dialog më konstruktiv. Unë do ta theksoj edhe në takimet e tjera dhe që të zhvillohet pa  parakushte. Duhet të forcojmë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Ne jemi të kënaqur, pasi jemi partneri i parë tregtar me Shqipërinë” tha Conte.

Ne vikim Konte tha se Shqiperia duhet të tregohet në lartësinë e duhur. ”Për Shqipërinë thelbësore do të jetë që të garantohet një përmirësim i klimës së biznesit dhe një administratë publike gjithnjë e më efikase dhe transparente që të ndërtohen ato institucione sa më të shëndetshme. Ne jemi të lumtur për bashkëpunimin mes dy vendeve edhe në aspektin kulturor. Kam pasur rastin të njoh studentë shqiptarë dhe që janë shumë të përgjegjshëm. Edhe në sektorin kërkimor do të doja të forconim bashkëpunimin që të kthehen në Shqipëri ata studentë që kanë zgjedhur Italinë për të përfeksionuar njohuritë e tyre. Unë them gjithmonë që është vërtetë e bukur që të përjetosh një eksperiencë jashtë shtetit, por do të ishte shumë bukur që studentët të kthehen në tokën e tyre të origjinës” tha Conte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026
Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

06/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

06/07/2026
Botërori 2026, përcaktohen dy çiftet e para çerekfinaliste

Botërori 2026, përcaktohen dy çiftet e para çerekfinaliste

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026
Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

06/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

06/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.