Orët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut. Sipas “Meteoalb”, gjatë orëve në vijim, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të gjenerojnë herë pas here shira të dobëta dhe do të jenë më të dukshme në veri të vendit.
Parashikohet që fundjava të jetë me kthjellime dhe vranësira në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë me vranësira dhe shira në zonat malore veriore. Java tjetër do të dominohet me shira intensive duke rrezikuar përmbytje në shumë zona të vendit.
Më problematike situata do të paraqitet në veriperëndim dhe qendër, nuk përjashtohen mundësitë për përmbytje edhe në zonat jugperëndimore. Temperaturat e ajrit janë rritur në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të jenë rreth vlerës 22 gradë C.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/