Takimi me shefen e ODIHR, Basha pas bisedës: Zgjidhja e vetme për...

Takimi me shefen e ODIHR, Basha pas bisedës: Zgjidhja e vetme për krizën reforma zgjedhore

86
0
Shares

Ashtu si raportuam më herët, kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar shefen e ODIHR, e cila rikthehet në Tiranë pas disa muajve qe prej bëries publike të raportit të parë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Burime nga PD, informojnë se në takimin e sotëm është folur për krizën dhe cilat janë zgjidhjet që opozita ka parashtruar.

Ka qene Lulzim Basha i cili ka folur për takimin, duke dhënë detaje nga biseda me Glover.

“Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri .
Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!
Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Nje të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerezit”,-
u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY