Dyshime për drogë nga Ekuadori, kontrollohet një tjetër kontenjer me banane në...

Dyshime për drogë nga Ekuadori, kontrollohet një tjetër kontenjer me banane në Durrës

252
0
Shares

Frika se mos ka ende sasi droge që qarkullojnë në tragete apo gomone, ka bërë që policia të ushtrojë një kontroll anti-drogë në një kontejner me banane në Portin e Durrësit.

Mësohet se është zhvilluar një aksion anti-drogë në një kontejner që kishte ardhur nga Ekuadori në portin Durrës.

Policia evidentoi që kontejneri nuk kushte në rregull plumbosjen. Operacioni u zhvillua nga një grup pune me përfaqësues të Prokurorisë për Krimet e Rënda, agjentët doganorë, efektivët e policisë së Durrësit, si dhe agjentë të antidrogës.

Kujtojmë se katër kontenierë me banane qëndruan të bllokuar në portin e Durrësit prej muajit gusht 2019. Sinjalet  treguan se në dyshemenë e tyre mund të kishte kokainë. Me ndërhyrjen e Policisë shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke dhe DEA në Athinë, arritën që në një operacion të koduar “Kuito”, të sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme kokaine, prej 137 kilogramë.

Prokuroria zbuloi se personi kyç në linjën e trafikut ishte Gentian Malindi, pronari i një anije peshkimi, i skeduar më herët për trafik hashashi. Bashkëpunëtorë të tij ishin oficeri i sigurisë në port, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.

(K.B/DRONI.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY