Gruaja priste dy fëmijë, por i sollën të gjallë vetëm një, çifti...

Gruaja priste dy fëmijë, por i sollën të gjallë vetëm një, çifti padit mjekët në Tiranë

160
0
Shares

Një rast jo i zakontë i ka ndodhur Kimetes, një grua e cila supozohej të sillte në jetë binjakë,  por u kthye në shtëpi vetëm me vajzën. Gjatë lindjes së fëmijës së dytë , mjekët nuk ja dolën mbanë t’ja vendosnin të gjallë në krahë të birin.

“Pashë dorën dhe ju kërkova mjekëve, ku është djali ata më thanë se ka lindur i lodhur, pastaj pyeta mjekun tjetër, por kur dëgjova të bërtiturat e tim shoqi e kuptova”, tregon ajo per “t.ch”.

Çifti ka dorëzuar kallëzim në prokurori për mjekët dhe për këtë dosje ka nisur hetim për mjekim të pakujdesshëm.

“Nuk më duket normale të lindësh në Tiranë dhe të iki fëmija .. se e kuptoj po të kishte ndodhur në Tropoje apo gjetkë”, thotë i ati.

Fakti që dy fëmijët më të rritur i kanë sjellë në jetë kur ishin emigrantë jashtë vendit, e shtyn Shkëlzenin ta krahasojë ngjarjen me Belgjikën.

“Kur isha në Belgjikë më shtynë e më futën me pahir në spital më thanë filmoje fëmijën, pastaj 40 ditë na vinte doktoresha në shtëpi dhe unë mbaja një ditar sa hëngri, çfarë piu e sa peshonte”, tregon i ati.

Zakonisht dosjet për hetimin e mjekëve janë të vështira për tu hetuar, pasi veprimet varen nga ekspertiza e mjekesisë ligjore.

(K.B/DRONI.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY