Krisje brenda opozitës së re/Hajdari nuk pranon shkarkimin, Korab Lita: E deklaroi...

Krisje brenda opozitës së re/Hajdari nuk pranon shkarkimin, Korab Lita: E deklaroi vetë dorëheqjen e saj

135
0
Shares

Opozita e re parlamentare duket se është ne një “krizë”, pasi ka përplasje mes dhe atyre pak anëtarëve që e përbëjnë.

U raportua më herët se Rudina Hajdari ishte shkarkuar nga posti i kryetares se grupit parlamentar, por kjo e fundit i mohoi këto “akuza”, duke u shprehur se vazhdonte ne te njëjtin pozicion.

U tha se Hajdari u zëvendësua nga Korab Lita dhe ky i fundit ditën e sotme, thotë se Rudina Hajdari ka deklaruar verbalisht dorëheqjen e saj.

Korab Lita: Në datën 10 tetor 2019 është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar ku është diskutuar edhe për funksionimin e grupit parlamentar, ku pasi janë bërë prezente të gjitha problemet, i është kërkuar zonjës Hajdari që të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdojë me detyrat e tjera të rëndësishme. Pas bërjes prezente të shpërdorimit të betimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe ligjor, zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj. Pas këtij momenti, grupi kaloi në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY