Dy nga yjet më të famshëm të muzikës amerikane, Beyoncé dhe Jay Z, shoqëruan kandidaten demokrate për presidente, Hilari Klinton në ndalesën e radhës në Klivlend, në Shtetin e Ohajos. Reperi amerikan tha se nuk ka asgjë kundër Trampit, por kundër politikave të tij përçarëse, duke përmendur disa herë moton elektorale të Klinton: “Jemi më të fortë së bashku”.
Beyoncé iu referuar historisë dhe faktit historik, zgjedhja e një gruaje në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Teksa në sondazhe Donald Tramp ka fituar shumë terren, Hilari Klinton e ka përqendruar fushatën e saj në shtetet e konsideruara si “bastione” të demokratëve.
Prioriteti i ish-Sekretares së Shtetit është bindja e përkrahësve të saj të mos hezitojnë t’u drejtohen kutive të votimit, e jo të bindë elektoratin gri.
Nga Pensilvania, Tramp thumboi rivalen e tij për faktin që kishte ftuar yje të muzikës në fushatë.
“Unë nuk kam sjellë me J-LO apo Jay Z, kjo është e vetmja mënyrë që ajo të mbledhë njerëz”.
Edhe 3 ditë nga data e zgjedhjeve, 37 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet paraprake në disa nga shtetet kryesore, me të cilave edhe Florida, qe konsiderohet si një nga shtetet që do të vendosë fatin e zgjedhjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/