Eshtë shtyrë seanca për Arbër Çekaj, biznesmenin e akuzuar për trafikun e 613 kg kokainë nga Ekuadori që u kapën në Maminas në një kontejner me banane.
Sot pritej që prokuroria të lexonte konkluzionet dhe të jepte pretencën për Çekaj por për shkak të mungesës së avokatit Maks Haxhia, i cili ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital, seanca është shtyrë.
Ka qenë vetë Çekaj që e ka kërkuar këtë gjë, duke thënë se avokati Haxhia e ka ndjekur çështjen prej fillimit dhe nuk mund të marrë avokat tjetër.
“Maks Haxhia e ka ndjekur çështjen prej fillimit. Për momentin nuk mund të marr avokat tjetër”, ka deklaruar Çekaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/