Zhduket 16-vjeçari në Klos, flet babai: Më tha mos më kërko, nuk...

Zhduket 16-vjeçari në Klos, flet babai: Më tha mos më kërko, nuk e di mendje adoleshenti

105
0
Shares
Flogert

Një adoleshent është zhdukur në Klos. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin F. Terziu, i cili ka dalë ditën e djeshme për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Mësohet se gjimnazisti ka bllokuar edhe thirrjet telefonike.Menjëherë familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur edhe kërkimet.

Për zhdukjen e të birit në Klos, ka reaguar babai  tij, i cili thotë se nuk kanë patur kurrë probleme, por se kjo eshtë thjesht një sjellje prej adoleshenti.

Nga ora 12 e gjysmë që është nisur për shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe nuk kishte shkuar fare në shkollë, librat i kishte lënë në një dyqan aty. Nuk kemi pasur asnjë problem, mendje adoleshenti nuk e di. Bëmë denoncimin në polici, nuk ka shkuar te asnjë nga të afërmit. Më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë ‘’babi mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës” thotë babai i F. Terziut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY