Policia e Shtetit vazhdon operacionet anti-cannabis në të gjithë vendin. Ditën e sotme është zhvilluar një operacion nga policia e Gjirokastrës, ku është bërë e mundur kapja enjë sasi drogë në Përmet. Nga ky operacion, policia ka mundur të zbulojë dy kapanone të vegjël që shërbenin për tharje të bimëve narkotike. Policia thotë se operacioni u zhvillua në pyllin e fshatit Kreshovë, të Njësisë Administrative Petran, bashkia Përmet.
Gjatë operacionit u evidentuan dy kapanonë të vegjël të mbuluar me plasmas, ku brenda tyreu gjetën tëvarura për t’u tharë 1100 bimë narkotike. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan dhe 11 thasë të mbushur me boçe të bimëve narkotike me peshë 95 kg Cannabis Sativa.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia e Përmetit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative po punon për kapjen e dy persona, që janë banorë të asaj zone si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/