Shkarkohet Rudina Hajdari, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet Rudina Hajdari, ja kush e zëvendëson

107
0
Shares

Rudina Hajdari shkarkohet nga drejtimi i grupit demokrat, për t’ia lënë vendin ish-nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, Korab Lita. Me anë të një postimi në facebook deputeti i ri i opozitës parlamentare njofton se ka marrë drejtimin e grupit demokrat dhe  shprehet se ndihet përgjegjës mjaftueshëm për drejtimin e këtij grupi parlamentar.

Rudina Hajdari duket se nuk pranon shkarkimin nga kolegët për të mos drejtuar më grupin Demokrat.

Në një postim në facebook ajo thotë se vazhdon të jetë në krye të grupit parlamentar dhe lë takim për seancën plenare të ditës.

Rudina Hajdari: Ju siguroj se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY