Ish-kryeministri: Nuk ka hapje negociatash këtë vit për Shqipërinë

Ish-kryeministri: Nuk ka hapje negociatash këtë vit për Shqipërinë

84
0
Shares

Një tjetër këndvështrim ka ish-kryeministri Berisha sa i përket hapjes së negociatave, përgjigje e cila do të mësohet këtë javë.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se për Shqipërinë nuk ka hapje negociatash edhe këtë vit. Berisha i referohet 8 kushteve që ka vendosur Këshilli i Europës, para  se të vendoset që Shqipëria të nisë procesin e negociatave.

Sipas tij, dokumenti i djeshëm i Këshillit te Ministrave te BE cakton si te mundshëm dhe vetëm nëse plotësohen kushtet, hapjen e dritës jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin 2020.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Nuk ka hapje negociatash këtë vit për Shqipërinë!

Negociata e parashikuara për tu hapur sipas deklaratës se Këshillit te Ministrave te BE te dt 26 qershor te vitit 2018 ne fundin e vitit 2019 nuk do te hapen.

Projekt dokumenti i djeshëm i Këshillit te Ministrave te BE cakton si te mundshëm dhe vetëm nëse plotësohen kushtet, hapjen e dritës jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin 2020 dhe për këtë ai cakton plotësimin e 8 kushteve para se Shqipëria te hape negociatat me BE.

Këtu me poshtë keni urimin e vjetshëm te Edvin Mafise për hapjen e negociatave.

Mesazhi i Rames

MIRËMËNGJES. Mbrëmë…., pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur

Nje pyetje per mbare shqiptaret: A ka njeri qe nuk eshte ngopur nga mashtrimet e Edvin Mafise??! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY