“Ka dhe subjekte të tjera të rëndësishme”, Ambasadorja e Francës: Për Shqipërinë...

“Ka dhe subjekte të tjera të rëndësishme”, Ambasadorja e Francës: Për Shqipërinë vendimi do merret në unanimitet

97
0
Shares

Kryefjala e ditëve në vijim do të jetë padyshim negociatat dhe nëse Shqipërisë do ti jepet një PO e hapur ashtu sikurse eshte konfirmuar për Maqedoninë e Veriut.

Rruga e Shqipërisë është e vështirë, dhe sipas draftit të fundit nga KE, Shqiperia do të marrë me shumë siguri një PO me kushte, të cilat do te jene detyra të tjera shtesë për qeverinë.

Edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak nga Korça ka folur për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ajo tha se nuk e di se çfarë vendimi do te jepet, pasi do të jetë në unanimitet, por nuk ka preferuar të fshihet pas gishtit, duke e konfirmuar deri diku se për Shqiperine nuk eshte e lehtë. Sipas saj çështja e Brexit, apo edhe lufta në Siri janë po aq të rëndësishme së negociatat me dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unanimitet. Dje kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm. Janë pyetje që na shpëtojnë dhe nuk i kapim dot. Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka subjekte që janë po aq të rëndësishëm siç është çështja e BREXIT. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por gjithë vendet e Europës dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjithashtu subjekte të tjera siç është subjekti i evenimenteve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta”,-u shpreh Vasak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY