CDU harton programin qeverisës të PD-së, Basha: Një model i ri politike

CDU harton programin qeverisës të PD-së, Basha: Një model i ri politike

64
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me drejtorin e CDU, partia e kancelares gjermane Angela Merkel, që ka hartuar programin e qeverisjes së PD-së, është shprehur se beteja e PD-së janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Duke deklaruar se hapi i parë i opozitës do të jetë rrëzimi i qeverisë, Basha u shpreh se PD-ja do të ketë një model të ri politik, atë të demokracisë funksionale.

“Pak më para, me eksperte e pranishëm këtu diskutuam paradoksin në dukje të parashtrimit të platformës, në një kohë që në Shqipëri janë rrezikuar dhe kërcënohen shtyllat themelore të demokracisë. Gjendja në Shqipëri është e paprecedentë. Një çështje që unë bashkë me aleatët tanë e kemi në qendër të vëmendjes. Dua të garantoj qytetarët shqiptar, ndërsa kjo sfidë, demokracia dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, mbeten në qendër të aksionit tonë, ne marrim përgjegjësitë tonë si opozitë dhe alternativa për nesër për t’ju shpalosur shqiptarëve jo vetëm denoncime, shifra dhe emra e mbiemra.”, tha Basha.

Lideri i opozitë ka deklaruar se PD-ja ka një program ekonomik që do të nxisë zhvillimin e Shqipërisë, si dhe sigurojë se angazhimet programore të opozitës janë realiste.

“Jo thjesht indinjatën dhe përgjegjësinë e kësaj situate, por rrugët e daljes që kalojnë nga një model politik në një demokraci funksionale. Dramatike është gjendja e bujqësisë, arsimit, shëndetësisë. Në thelb qeverisja përtej rendit dhe sigurisë, nuk është gjë tjetër veçse rishpërndarje të ardhurash. Sa herë që kjo punë bëhet keq dhe qeveria me dashje e menderos këtë punë, përballemi me pallavra, me retorkikë, por në thelb bëhet e qartë gjithçka.”, theksoi Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY