“Gjeji vendin atij gishti zoti Ambasador”, Ish-ministri: Turp që diplomacia gjermane përfaqësohet...

“Gjeji vendin atij gishti zoti Ambasador”, Ish-ministri: Turp që diplomacia gjermane përfaqësohet nga ti

117
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas gjestit të ambasadorit të OSBE, i cili nga pamjet e siguruara nga Syri, u kap duke nxjerrë gishtin e misit ndaj protestuesëve.

Manjani e cilëson të turpshëm dhe fyes këtë gjest të tij, duke marrë parasysh që perfaqeson drejtësinë dhe demokracinë në shtetin ku shërben.

Manjani shkon më tutje duke u shprehur se me këtë gjest, ambasadori tregoi se sa i paanshëm është.

REAGIMI I MANJANIT

Gjeji vend atij gishti zoti Ambasador!

Këtë fyerje nuk ta kishim borxh. As ndonjë kusur nuk të kërkoi njeri!

Të qenit diplomat nuk të jep të drejtë të fyesh askënd në shtetin ku shërben!

Ai gisht i ngritur, në fakt shpreh nivelin ordiner të një njeriu me nerva të lodhura, që nuk mund ta mbrojë por duhet ta ndëshkojë Konventa e Vienës.

Ai gisht në fakt shpreh krizën spektakolare që ka drejtimi i OSBE, drejtim i cili do ti besohet qeverisë më antidemokratike të vendeve anëtare të OSBE. Qeverisë që dhunon egërsisht qytetarët e saj dhe liritë Kushtetuese.

Ai gisht në fakt është një akt i pastër sinqeriteti, sepse tregon se sa i paanshëm është diplomati që medemek kujdeset për demokracinë, zgjedhjet, sigurinë e bashkëpunimin!

Pika i rëntë atyre që besojnë se ky gisht përpjetë do ndihmojë reformën zgjedhore!

Çfarë arroganti!

Kjo është e turpshme! Një akt i pastër rrugaçërie nga një përfaqësues me imunitet diplomatik!

Zhgënjim i madh që diplomacia Gjermane të përfaqësohet me një person të tillë!

Turp! Turp!Turp!

Shame on you!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY