Arrestimi i banorëve dhe i ish-deputetit Balliu, reagon policia: Këto janë 5...

Arrestimi i banorëve dhe i ish-deputetit Balliu, reagon policia: Këto janë 5 akuzat

90
0
Shares

Policia e Tiranës ka dalë këtë mbrëmje me një deklaratë sqaruese mbi arrestimet që kreu pas protestës së banorëve të Astirit.

Në njoftim policia njofton se janë shoqëruar 15 persona, përfshi këtu dhe ish deputetin e PD-së Klevis Balliu. Policia justifikohet se mbi të arrestuarit rëndojnë 5 akuza nga tubimi i paligjshëm deri te kundërshtimi i forcave të policisë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë – 15 të shoqëruar për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re, mbrëmjen e sotme, 10 të arrestuar në flagrancë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,  “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit:

– R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

– S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

– B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

– K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;

– B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

– A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

– A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;

– K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

– D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

– A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve  është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.

Bllokimi i rrugës nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës do përballen me drejtësinë.

Policia e Shtetit garanton banorët e Unazës së Re dhe cilindo që do të protestojë,  se është e gatshme dhe e angazhuar për të siguruar dhe garantuar çdo protestë të ligjshme që nuk bie ndesh në cēnimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY