Shtëpitë e tyre i ndan vetëm një gardh, por motër e vëlla nuk kanë folur për 30 vjet bashkë pas një sherri për një copë tokë.
Ndërtimi i bahçes së Arifit duke hyrë në pjesën e tokës së motrës fillloi problemet dhe grindjet mes tyre.
Për këtë ai vendosi të vijë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ku kishte ftuar motrën e tij për t’i kërkuar falje dhe për të përmbushur amanetin e nënës.
Arifi- Nëna më tha nëse nuk pajtoheni nuk do më treti dheu.
Ardit Gjebrea-Nëna nuk jeton më?
Arifi-Nuk jeton. Ka tre vite.
Ardit Gjebrea-Nuk ju pa bashkë?
Arifi-Nuk na pa. Nuk beson njeri. Pashë ëndërr.
Ardit Gjebrea-Ke parë nënën në ëndërr?
Arifi- Sikur më këshilloi. U mendova me veten time. Unë jam 74 vjeç, motra 76 vjeç, se kush do vdesi i pari nuk dihet. Kush do i hedhi një lopatë dhe. Prandaj e thirra që t’i kërkoj falje. Unë i kam fajet e shumta. I kërkoj dhe kunatit falje.
Arifi u përlot teksa tregoi historinë e konfliktit me motrën e tij dhe u emocionua kur e pa atë në studio.
Mes lotësh dhe duar që dridheshin, vëlla e motër u përqafuan pas 30 vitesh hatërmbetje.
tvklan.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/