Vdes në burg aktivisti i Vetëvendosjes

Vdes në burg aktivisti i Vetëvendosjes

80
0
Shares

Aktivisti Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili po mbahej prej 68 ditësh në paraburgim, dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në burgun e Prizrenit.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi ka treguar se Astrit Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë. Krasniqi ka treguar se ishte duke shkuar në spital kur ka ndërruar jetë aktivisti i Vetëvendosjes.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamnte dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emergjencëka ndërruar jetë. Në emergjencë ka shkuar pa shenja jete,” tha Krasniqi.

Ai deklaroi se policia është duke kryer procedurat e nevojshme. “Të gjitha ekipet policore së basku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer procedurat e nevojshme,” tha Krasniqi, për Kallxo.com.

Astrit Dehari ka qenë njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY