U shtrua me urgjencë në spital, mjekët tregojnë për gjendjen shëndetësore të...

U shtrua me urgjencë në spital, mjekët tregojnë për gjendjen shëndetësore të avokatit Maks Haxhia

211
0
Shares

Lajm i mirë për avokatin e njohur shqiptar, Maks Haxhia. Dy ditë pasi u shtrua me urgjencë në spital për shkak të një hemorragjie cerebrale, mësohet se Haxhia e ka kaluar gjendjen kritike dhe ka dalë nga reanimacioni.

Sipas BW, mjekët pohuan se ai është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasoja nga problemi shëndetësor që kaloi.

Avokati Haxhia, u shtrua me urgjencë mbrëmjen e 10 tetorit në spitalin Amerikan ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Haxhia është avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe njëkohësisht edhe avokat i Arbër Çekaj, pronari kompanisë ‘’Arbër Garden” të bananeve  në kontenierin e të cilës vinte nga Kolumbia u gjetën 613 kg kokainë në dyshemenë metalike.

Ndërkohë që ka mbrojtur po ashtu edhe shumë personazhe të njohur në çështjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY