“Nuk dimë kë standart amerikan të ndjekim”, Ish-ministri: Ramës iu konfirmua shkelja,...

“Nuk dimë kë standart amerikan të ndjekim”, Ish-ministri: Ramës iu konfirmua shkelja, por nuk i hiqet viza

96
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka rikthyer dhe njëherë vëmendjen tek çeshtja gjyqësore ku u permend dhe kryeministri Edi Rama, me foton e Barack Obamës, për të cilin thuhet se ka paguar 80 mijë dollarë.

Manjani e kap ne nje aspekt tjetër duke treguar qartë dhe dilemën në të cilën duhet të vendosemi duke iu referuar dhe qendrimit të vetë Ambasadës Amerikane per kete çështje.

Sipas Manjanit, njerëzve që u referohet viza, nuk kanë bërë asnjë shkelje ligji në Amerikë, ndërsa atyre që dhe u konfirmohet shkelja, nuk u hiqet viza, duke patur parasysh ketu pikerisht kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Manjani me ironi shprehet se nuk dimë se kë standart amerikan duhet të ndjekim.

REAGIMI I PLOTE

Spo marrim vesh më.

Asnjëri nga ata që SHBA u hoqi vizat dhe i ndaloi të hyjnë në SHBA megjithë familjarët e tyre, nuk kishin kryer asnjë shkelje ligji në Amerikë. Asnjë dëm të vetëm nuk i sollën shtetit Amerikan.

Edi Rama është konfirmuar në një proçes gjyqsor në Amerikë se ka paguar 80 000 Dollarë për një foto me Obamën. Kjo sipas ligjit Amerikan quhet shkelje dhe e dënueshme penalisht madje. Por viza nuk i hiqet.

Se dimë më se cilin standart Amerikan duhet të ndjekim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY