DETAJE/Lirohen vlonjatët e arrestuar për gomonet me drogë në Greqi, zbardhen dëshmitë...

DETAJE/Lirohen vlonjatët e arrestuar për gomonet me drogë në Greqi, zbardhen dëshmitë e tyre

206
0
Shares

Shqiptaret Aleksander Brozi, 25-vjec, Hajri Shehaj 42-vjec dhe Renato Dalipaj 42-vjec, te tre nga Vlora, u lanë të lirë me detyrim paraqitje dhe me garanci 10.000 euro secili, pasi u kapën në gomonen e parë me drogën në Greqi.

Në burg mbeti Gjergji Xhezo 35-vjecVendimi u mor dje nga Prokurori i Volos. Avokati i tyre Dimitri Kontula u shpreh se klientet e tyre nuk pranuan te kene lidhje me grupin e trafikut ndërkombëtar të droges dhe ngjarjen e 25 shtatorit.

Vetë të dyshuarit u shprehen se po transportonin 700 litra benzinë nga Agia Marina Koropi në ishullin Psara, ndersa droga u kap ne nje ishull tjeter, Piperi.

Kjo sasi u gjet nga policia në gomonen e tyre. Ndërkohë 35-vjeçari i arrestuar Gjergji Xhezo, që ndodhet në burg nuk ka pranuar se i njeh apo ka bashkëpunuar me tre bashkëkombësit e tij. Prokurori vendosi për ta masën e sigurimit detyrim paraqitje 3 herë në muaj në Komisariatin e zonës, ndalim dalje nga Greqia dhe 10.000 euro garanci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY