Spitali jep detaje mbi gjendjen e fëmijës nga Skrapari: Ka pësuar djegie...

Spitali jep detaje mbi gjendjen e fëmijës nga Skrapari: Ka pësuar djegie në 30% të trupit

158
0
Shares

Janë mësuar informacionet e para lidhur me shëndetin e djaloshit i cili aksidentalisht ra në gropën ku ziehej rakia. 

Fillimisht u raportua se largësia e madhe e fshatit me Skraparin ka bërë që fëmija 1 vjeç e gjysmë të mbërrijë në duart e mjekëve në QSUT, në gjendje kome.

“Dje rreth ores 17.15, ne Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese te ndryshme te trupit pacienti me inicialet K . B i moshes 17 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Ka pesuar djegie ne 30% te trupit” informon spitali në Tiranë.

Stafi mjekësor është  duke e mbajtur ne monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep perkujdesjen mjekesore te nevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY