“Idioti ynë i panevojshëm”, Vasili: Mos u zemëroni që kryeministri i ndot...

“Idioti ynë i panevojshëm”, Vasili: Mos u zemëroni që kryeministri i ndot autorët e mëdhenj

75
0
Shares

Petrit Vasili, ish-deputeti i LSI, ka shenjestruar serish kryeministrin Edi Rama, duke e ironizuar për qëndrimet e tij dhe shprehjet që përdor ne situata të ndryshme. Vasili e shikon kryeministrin Rama si fatkeq që as e do e as e beson integrimin.

Ai komenton një deklaratë të Ramës ku përmend Franz Kafkën e Ismail Kadarenë dhe thotë se i ndot autorët e mëdhenj duke i cituar pa kuptim.

POSTIMI I VASILIT

Idioti i “dobishëm” i Dostojevskit dhe idioti ynë i panevojshëm!!
Kupton pak dhe për ç’shkak citon trashë letërsinë botërore, ndaj “idioti” ynë në dallim nga idioti i dobishëm i Dostojevskit është monoton, i mërzitshëm, pa gusto dhe veshtulloz si vaj i trashë, që nuk lubrifikon dot trurin.

Lexojeni ç’thotë kryeministri ynë, por as mos u nervozoni dhe as mos e humbni durimin, bile as mos u zemëroni, që ai i ndot autorët e mëdhenj duke i cituar pa kuptim, besomëni nuk është faji i tij, që truri i ecën ngadalë dhe përzishëm duke zhurmuar si rrotat e një qerreje të zhytur në baltë e që tërhiqet nga buaj të lodhur e apatike.
Ja ç’thotë i shkreti, fatkeqi kryeministër duke vajtuar për integrimin që as e do as e beson:

“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkurron edhe fantazinë e tyre të pakonkurrueshme…’

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY